Flash

Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Lapsi.al 26 March 2021
Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH-në, kanë shoqëruar dy persona, të cilët qarkullonin me armë zjarri në automjet dhe kanë tentuar t’i shmangen kontrollit të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, ngritën pika kontrolle në vende të ndryshme të Qytetit të Vlorës.

Si rezultat i kontrolleve, sherbimet e Policisë në Lagjen “Partizani”, Vlorë në vendin e quajtur “Ura e martirëve”, kanë ndaluar një mjet tip “Audi”.

Një 21-vjeçar e një 26-vjeçar me iniciale E. G dhe J. A, të gjendur në mjetin e ndaluar sapo kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të largohen.

Njëri prej tyre gjatë largimit ka hedhur në tokë një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë i kanë ndjekur dhe i kanë prangosur dy te rinjtë duke bërë më pas shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna hetimore për të zbardhur autorësinë se cili nga të rinjtë posedonte armën e zjarrit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI