Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Monika Kryemadhi në Malësinë e Madhe: LSI do të jetë surprizë më 25 prill, unë shikoj frymën dhe entuziazmin

Lapsi.al 26 March 2021
Monika Kryemadhi në Malësinë e Madhe: LSI do të jetë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim elektoral në Malësinë e Madhe ditën e sotme. Kryemadhi e shpreh se LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni dhe se do të kontribuohet që të rinjtë të kthehen e të ndërtojnë jetën në vendin tonë. Kryemadhi shtoi se LSI do t’i japë fund tranzicionit të Shqipëri dhe se kjo parti do të jetë një surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por në gjithë vendin.

Kryemadhi: LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni, ka qenë element fryme, ka qenë element nxitjeje, inspirimi, angazhimi të të gjithë qarkut të Shkodrës dhe që këtej vinte deri në Tiranë, e nga Tirana shkonte në të gjithë Shqipërinë. Sot në kuadrin e shpopullimit që po ndodh në të gjithë Shqipërinë, edhe Malësia e Madhe e ndjen. Por në fakt gjëja kryesore që ne shpresojmë, ashtu sikurse Melisa është studente në Angli dhe ka ardhur e kandidon për listën e LSI-së, ne nuk duam t’i kthejmë të rinjtë tanë thjesht sepse duam t’i kemi këtu, por duam t’i kthejmë të rinjtë tanë të kontribuojnë, të ndërtojnë, të jetojnë, të punojnë dhe ta zhvillojnë Shqipërinë.

Ne duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri. Ne duhet t’i japim fund urrejtjes politike, sepse ajo nuk na çon përpara, por përkundrazi na kthen mbrapa në ato vitet më të errëta të Shqipërisë. Ne duhet të shpërndajmë dashurinë, duhet të shpërndajmë solidaritetin, duhet të shpërndajmë bashkëjetesën me njëri tjetrin, ashtu siç kemi ditur dhe dimë gjithmonë ne shqiptarët për të mbajtur njëri tjetrin dhe për t’i qëndruar pranë. Unë jam e bindur që në 25 prill, LSI do të jetë surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë sepse shikoj frymën, shikoj angazhimin, shikoj entuziazmin, shikoj atë dëshirë të qytetarëve për të na takuar dhe për të na ndjekur.

Të këshilluara

Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, n...

16:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI