Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

449 raste të reja me Covid në Shqipëri, 8 humbje jete (Harta)

Lapsi.al 26 March 2021
449 raste të reja me Covid në Shqipëri, 8 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3012 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë, Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje, Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Mars 2021)

Raste të reja ditore 449

Të shëruar në 24 orë 589

Të shtruar në spitale 343

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3012

Testime totale 545,244

Raste pozitive 123,216

Raste të shëruara 88,349

Raste Aktive 32,675

Humbje jete 2192

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22357

Fier 2592

Durrës 1386

Vlorë 1272

Shkodër 1217

Gjirokastër 1250

Korçë 774

Lezhë 549

Elbasan 427

Kukës 355

Dibër 322

Berat 174

Të këshilluara

Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, n...

16:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI