Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 659 raste të reja infektimesh, ndërsa nga krahu tjetër fatkeqësisht 4 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Tiranë, me 148 raste, ndjekur nga Fieri dhe Berati me nga 34 raste dhe Durrësi, Elbasani e Gjirokastra me nga 28 raste. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 522 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.
"Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Statistika (21 Mars 2021)
Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 522
Të shtruar në spitale 392
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3487
Testime totale 532,796
Raste pozitive 121,200
Raste të shëruara 85,147
Raste Aktive 33,916
Humbje jete 2137
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22994
Fier 2647
Durrës 1574
Vlorë 1422
Shkodër 1299
Gjirokastër 1225
Korçë 809
Lezhë 635
Elbasan 453
Kukës 346
Dibër 340
Berat 172