Flash

Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të qenë në lista, por nuk e ndjej veten mjaftueshëm të fortë

Lapsi.al 8 March 2021
Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të

Deputeti Ralf Gjoni ka njoftuar tërheqjen e tij nga politika, pas 25 Prillit, për shkak se nuk ka pranuar që të jetë në asnjë prej listave të deputetëve. Gjoni ftoi shqiptarët që të dalin në votime, dhe ti vendosin kryqin fletës, ndërsa tha se ky sistem nuk është i sigurtë për ruajtjen e votave.

“Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm të fortë për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë. Do plotësoj detyrën time si deputet deri në muajin Shtator, ftoj shqiptarët që të dalin në zgjedhje dhe ti vendosin kryqin fletës së votimit”, u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend Gjoni.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Kjo javë sjell kushte dimri të butë në Ballkan. Ndërsa Shqipëria sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shtohen pas mesditës duke sjellë resh...

07:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI