Flash

Njoftimi i ambasadës amerikane: DASH nuk kërkon para për marrjen e vizës

Lapsi.al 26 February 2021
Njoftimi i ambasadës amerikane: DASH nuk kërkon para për marrjen

Ambasada amerikane në Shqipëri, përmes një njoftimi në rrjete sociale, njofton qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve për marrje të vizës në këmbim të parave.

Në njoftim thuhet se vazhdimisht ka kontakte nga individë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve. Më tej theksohet se mashtrimet ndodhin përmes faqeve interneti dhe emaile të rreme.

 “Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

"Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!", njofton ambasada amerikane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI