Flash

“Si do të shpëtohet sezoni turistik?”/ Rama: Ne nuk i kemi kufijtë të mbyllur për askënd

Lapsi.al 26 February 2021
“Si do të shpëtohet sezoni turistik?”/ Rama: Ne nuk i kemi

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit, u pyet se si do të shpëtohet sezoni turistik. Rama u shpreh se deri më tani Shqipëria nuk është e mbyllur me asnjë vend, por vetëm me Britaninë dhe kjo për shkak të variantit të ri të koronavirusit.

Kryeministri shtoi se duke parë ecurinë positive të situatës së koronavirusit në Britani, mund të ndodh që shumë shpejtë të rihapen fluturimet me këtë shtet. Sipas tij, plani i shpëtimit të sezonit turistik është vaksnimi i popullatës.

Për ne është e rëndësishme të vaksinojmë për gjatë gjith sezonit pranveror, që kur të hyjmë në sezonin turistik të kemi një lehtësim nga ana e vaksinimit. Normalisht nuk mund të vaksinojmë të gjithë popullatën, por do të kemi një lehtësim. Po punojmë ditë natë për sigurimin e vaksinimit, për të rritur vaksinimin. Po bëhet përzgjedhja, kemi zgjedhur studentët e infermierisë si dhe një pjesë të ushtrisë.”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç Shqipërisë. Kjo për f...

17:20

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI