Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në një postim në Twitter temat e bisedave gjatë takimit të zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.”- shkruan Basha.
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1364948559959883776
Më herët, ambasadorja amerikane shkroi në Twitter se takimi me Bashën ishte i shkëlqyer si dhe vlerësoi pozitivisht programin e Partisë Demokratike dhe aleatëve.
“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.