Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim sot me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Kjo e fundit ka shkruar në Twitter se takimi ka qenë i shkëlqyer si dhe ka vlerësuar pozitivisht programin e Partisë Demokratike dhe aleatëve.
"Pata një takim të shkëlqyeshëm sot me Lulzim Bashën. Më erdhi mirë të dëgjoja programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve të saj. Unë nënvizova pritshmëritë për kandidatë të pastër prej të gjithë partive. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për fuqizimin e marrëdhënieve, me respect për vendimin e votuesve më 25 prill", shkruan Yuri Kim në Twitter.
