Flash

Covid-19 në Shqipëri, Komiteti Teknik nuk ndryshon masat antiCovid

Lapsi.al 25 February 2021
Covid-19 në Shqipëri, Komiteti Teknik nuk ndryshon masat antiCovid

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Kryetarja e Komitetit Teknik bëri me dije se masat ekufizuese e kanë dhënë rezultatin. Kështu vijon të mbetet në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 20;00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune. Ndalimi i bareve, restoranteve, lokaleve, nga ora 20;00 deri në 06;00, me përjashtim të shërbimit në banesë.

Shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18:00 të mbrëmjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja do të sjellë shtimin e reshjeve në vend, duke bërë ...

07:35

Lëkundje tërmeti në afërsi të Dubrovnikut

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmë, në orën 23.07 në afërsi të Dubrovnikut. Epiqendra regjistrohet faktikisht në kufirin me Bosnje Hercegovinën, dhe ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI