Flash

Rakacolli për autobusët e mbipopulluar: Është zgjedhje personale e gjithësecilit

Lapsi.al 25 February 2021
Rakacolli për autobusët e mbipopulluar: Është zgjedhje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, u pyet edhe në lidhje me situatën nëpër linjat e urbanit që janë të mbipopulluara dhe ku nuk ruhet distanca.

Ajo tha se hipja në autobusë është zgjedhje personale e gjithsecilit, ndërkohë që iu sugjeroi qytetarëve që të zgjedhin orare të përshtatshme.

Po ashtu ajo tha se ka fëmijë të shtruar me COVID në spital, por tashmë situata është më mirë krahasuar me dy javë më parë.

“Kemi fëmijë të shtruar, që paraqesin forma të rënda, por ka një përmirësim të lehtë sa i takon dy javëve më parë. Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale. Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes. Ndaj, duhet të drejtohemi tek bindja dhe tek ajo që nuk duhet t’i shkelim dhe të respektojmë distancën. Në spitalet e tjetra të vendit janë ata pacientë postcovid, apo ata që presin në triazhim. Të sëmurët me covid trajtohen vetëm në ato spitale që janë shpallur si të tillë.”, tha ajo.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja do të sjellë shtimin e reshjeve në vend, duke bërë ...

07:35

Lëkundje tërmeti në afërsi të Dubrovnikut

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmë, në orën 23.07 në afërsi të Dubrovnikut. Epiqendra regjistrohet faktikisht në kufirin me Bosnje Hercegovinën, dhe ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI