Ora policore 20:00 e mbrëmjes me orën 6 të mëngjesit si masë antiCovid skadon ditën e sotme. Komiteti Teknik i Ekpertëve pritet të mblidhet për të vendosur masat e reja që do të vihen në zbatim prej 26 shkurtit. Komiteti Teknik i Ekspertëve, në konferencën për mediat do të bëjë publike masat e reja që do të ndërmarrë. Nga konferenca pritet një zgjatje e orës policore, ndërkohë aktualisht ajo nis në orën 20:00 deri në orën 06:00.