Flash

Princesha Eugenie prezanton të birin për herë të parë

Lapsi.al 20 February 2021
Princesha Eugenie prezanton të birin për herë të parë
Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, e kanë quajtur djalin e tyre të vogël August Philip Hawke Brooksbank si një nderim për gjyshin e princeshës, Dukën e Edinburgut, princin Philip.
“Ne duam t'ju prezantojmë me August Philip Hake Brooksbank. Faleminderit për kaq shumë mesazhe të mrekullueshme. Zemrat tona janë plot dashuri për këtë njeri të vogël, fjalët nuk mund të shprehin. Jemi të ngazëllyer që jemi në gjendje të ndajmë këto fotografi me ju.” – shkroi Eugenie në Instagram.
August Philip erdhi në jetë më 9 shkurt dhe është stërnipi i nëntë i mbretëreshës Elizabeth dhe i njëmbëdhjeti në radhën për fron. Princesha prezanton të birin dhe zbulon emrin Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan në St George's Chapel, Windsor Castle, në tetor të vitit 2018.

Të këshilluara

Kim dhe Kanye, zyrtarisht të ndarë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar! Sipas Page Six, TMZ dhe E!Neës, ish-çifti janë ndarë përmes divorcit më miqësor që mund të ekzistojë...

12:43

Ky është sekreti i bukurisë së JLO

Numëron pesë dekada mbi shpinë, por portreti i saj ngjason ende kaq rinor. E vështirë të dallosh rrudha dhe e pamundur të mos vësh re freskinë që e karakterizon...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI