Flash

Kim dhe Kanye, zyrtarisht të ndarë

Lapsi.al 20 February 2021
Kim dhe Kanye, zyrtarisht të ndarë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar! Sipas Page Six, TMZ dhe E!Neës, ish-çifti janë ndarë përmes divorcit më miqësor që mund të ekzistojë ndonjëherë. Tani çështja tjetër e rëndësishme për Kanye-en dhe Kim-in janë fëmijët, kujdestaria e tyre dhe bashkëprindërimi.

Ndonëse arsyeja e ndarjes ende nuk është konkrete, burime të ndryshme bëjnë me dije se muajt e fundit ata janë parë vetëm për hir të fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri. Thuhet se Kim e ndjente prej kohësh që ajo martesë kishte marrë fund.

Pikërisht sot, kur divorci u zyrtarizua, Kim postoi një foto të saj ku shfaqej me unazë martese, duke bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime në lidhje me raportin e tyre.

Kim dhe Kanye zgjodhën t'i japin fund pas 7 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve. Deri më tani çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike.

Të këshilluara

Ky është sekreti i bukurisë së JLO

Numëron pesë dekada mbi shpinë, por portreti i saj ngjason ende kaq rinor. E vështirë të dallosh rrudha dhe e pamundur të mos vësh re freskinë që e karakterizon...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI