Flash

Cameron Diaz mund të jetë duke i dhënë fund aktrimit

Lapsi.al 19 February 2021
Cameron Diaz mund të jetë duke i dhënë fund aktrimit

Aktorja karizmatike Cameron Diaz nuk e ka aspak në plan t’i rikthehet kinematografisë, pas shkëputjes së saj pesë vite më parë. 48-vjeçarja do të bëhej mama dhjetorin e 2019-ës; në jetë erdhi vogëlushja Raddix (tanimë 13 muajshe), nga martesa me bashkëshortin Benji Madden. Në një intervistë për “Quarantined With Bruce”, artistja deklaroi se në planet e saj nuk përfshihet rikthimi në ekran dhe se nuk e imagjinon dot lënien vetëm të Raddix-it për disa orë xhirime.

Më tej, Cameron shpjegon se mëmësia në një moshë të vonë erdhi si një zgjedhje e saj për të mos u shpërqendruar nga gjëra të tjera në jetë. E thënë ndryshe, Diaz u bë mama në një kohë kur gëzonte një karrierë të bujshme dhe një emër të afirmuar.

“Mëmësia dhe martesa kanë qenë pjesa më përmbushëse e jetës sime deri më tani. A do të bëj ndonjëherë një film përsëri? Nuk jam duke e kërkuar një të tillë, por nuk do të them kurrë. Nuk e di. Nuk ia kam idenë. Ndoshta. Kurrë mos thuaj kurrë”.

Më tej vijoi:

“Nuk mund ta imagjinoj të jem në një set xhirimi që më merr, ju e dini mirë, 14 deri në 16 orë larg fëmijës së vogël. Thjesht nuk mundem”.

Kështu fansave të saj u duhet të presin për një kohë të gjatë, deri (ndoshta) në një rikthim të dytë të Cameron-it.

Të këshilluara

Rikthehet në Instagram Zaimina Vasjari

Gjashtë muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari do të rikthehej në tregun muzikor me këngën “Vetes”, pas një shkëputjeje të gjatë. Duket se nëna e re ka në ...

10:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI