Flash

Po rihapet përsëri autopsia për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes së Whitney Houston

Lapsi.al 19 February 2021
Po rihapet përsëri autopsia për të zbardhur shkakun e

Whitney Houston, diva e muzikës, ndërroi jetë 9 vite më parë, në moshën 48-vjeçare. Vitin që lamë pas u njoftua se rezultateve të autopsisë u erdhi fundi, por mësohet se hetimi po rihapet përsëri për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes. Trupi i divës së muzikës Whitney Houston do të duhet të zhvarroset pasi janë ngritur dyshimet nga hetuesit se ajo është vrarë nga i dashuri i saj, Nick Gordon.

“Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar”, thanë hetuesit.

Për revistën “Globe” një burim anomim ka dhënë detaje të tjera që ka nxituar dhe më shumë dyshimet.

“Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë”, tregoi për revistën Globe burimi anonim.

Autopsia tregoi gjendjen e frikshme shëndetësore të këngëtares në momentin e vdekjes. Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë pas mbidozës me kokainë.

Diva e muzikës do të mbetet në kujtesën e dëgjuesve anembanë botës për për këngën e mrekullueshme “I will always love you” e cila e ka përjetësuar zërin e saj magjik në dashurinë e miliona e miliona njerëzve.

Të këshilluara

Rikthehet në Instagram Zaimina Vasjari

Gjashtë muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari do të rikthehej në tregun muzikor me këngën “Vetes”, pas një shkëputjeje të gjatë. Duket se nëna e re ka në ...

10:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI