Flash

Përse Rihanna po përballet me reagime të ashpra pas fotos topless

Lapsi.al 18 February 2021
Përse Rihanna po përballet me reagime të ashpra pas fotos topless
Rihanna po përballet me reagime të ashpra pasi ka pozuar topless në një gjerdan që mban perëndinë hindu Ganesha. Në imazhin, i cili u shpërnda në Instagram dhe Twitter të hënën, duket një varëse me kokë elefanti, që njihet si “Zoti i fillimeve dhe heqjes së pengesave”. “Do flasim pak për faktin që Rihanna ka vënë një gjerdan Ganesha dhe s’po e respekton Hinduizmin? Feja ime nuk është për këtë. Jam kaq e lodhur nga këto veprime”, shkroi dikush në Twitter. “Kam humbur gjithë respektin tim për Rihanna-n. Si mund të mbash një gjerdan të tillë dhe të mendosh se është në rregull të pozosh kështu?” “Fakti që askush nuk flet se si gjerdani që ka Rihanna është një Zot i rëndësishëm e i shenjtë për hinduizmin pasi ai luan një rol të madh në sigurimin e mbrojtjes, është me të vërtetë zhgënjyes për mua. E dua Rihanna-n, por kjo s’është në rregull.” Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja acaron besimtarët. Në tetor të 2020-ës, ajo kërkoi falje për përdorimin e këngës “Doom” të producentit londinez Coucou Chloe, e cila përmban shkrime të shenjta të “ditës së gjykimit”. "Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të diçkaje që u bë pa qëllimin për të qenë ofenduese në shfaqjen tonë Savage x Fenty. Më e rëndësishmja do të doja t’ju kërkoja falje për këtë gabim të sinqertë, por sidoqoftë të pakujdesshëm.”

Të këshilluara

Kjo është receta më virale në TikTok

TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas herë, receta dhe ide të tjera janë bërë virale. Pas “ta...

15:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI