Flash

Demi Lovato flet për mbidozën që i rrezikoi jetën

Lapsi.al 18 February 2021
Demi Lovato flet për mbidozën që i rrezikoi jetën

Ishte viti 2018, kur artistja Demi Lovato do të kalonte në mbidozë duke rrezikuar seriozisht jetën. Pasi kishte konsumuar një sasi të lartë droge, e reja u gjend fare pak minuta larg vdekjes. Përmes serive “Dancing With the Devil” (“Të Kërcesh me Djallin”), një dokumentar i cili do të jepet në YouTube, ku 28-vjeçarja do rrëfejë betejën me varësinë e saj ndaj substancave narkotike, këngëtarja pritet të tregojë ndër të tjera, detaje rreth ngjarjes së bujshme të tre viteve më parë.

“Pata tre sulme në zemër dhe pësova një atak kardiak. Mjekët më thanë se kisha pesë deri në dhjetë minuta jetë”, shprehet Demi, përgjatë trailer-it të videos.

Asokohe, Lovato u dërgua me urgjencë në një spital në Los Angeles. Ajo tregon se është duke jetuar me efektet e mbidozës, duke përfshirë problemet me kokën (mjegullim, dhumbje) dhe shpesh turbullim në shikimin e saj që e ndalojnë të ngasë makinën.

“Gjithashtu për një kohë të gjatë e kisha shumë të vështirë të lexoja”.

Më tej, Lovato thotë se dëshiron që në dokumentar të vendosë një regjistrim ku një mik i saj shprehet se “Demi duhet të ketë vdekur”. Lovato shtoi:

“Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Jam në jetën time të nëntë”.

Gjithashtu në dokumentar shfaqet edhe Elton John:

“Kur je i ri dhe je i famshëm, oh Zot, është e vështirë”, deklaron ikona e muzikës.

Seriali dokumentar me katër pjesë, “Dancing With the Devil” trajton rikuperimin dhe të gjithë karrierën e Lovato-s, nga mbidoza në korrik të 2018-ës te shërimi.

Këngëtarja, disa nga hitet e së cilës janë “Sorry Not Sorry” dhe “Heart Attack” e përshkroi datën kur ajo pothuajse ndërroi jetë si “ditën e saj të mrekullisë”. Ky është dokumentari i tretë me në qendër jetën e Lovato-s. Filmi i vitit 2012 “Stay Strong” tregoi se si ajo anuloi një turne me Jonas Brothers për të hyrë në rehabilitim.

Në vitin 2017, në “Simply Complicated”, Lovato pranoi se gjatë xhirimeve të filmit “Stay Strong” kishte qenë nën efektin e kokainës.

Të këshilluara

Kjo është receta më virale në TikTok

TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas herë, receta dhe ide të tjera janë bërë virale. Pas “ta...

15:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI