Flash

Ndjenjë frike nga Kanye West rreth divorcit me Kim

Lapsi.al 18 February 2021
Ndjenjë frike nga Kanye West rreth divorcit me Kim

Kim Kardashian dhe Kanye West po ecin tashmë në rrugë të ndara, duke qenë se martesa e tyre nuk ka shpëtim. Dyshja e njohur janë në prag divorci dhe Kanye duket se ka filluar ta ndjejë trishtimin për këtë fakt.

“Kanye nuk është mirë. Ai është në ankth dhe shumë i trishtuar. Ai e di se martesa ka marrë fund dhe e di që nuk ka më asgjë që mund të bëhet tani. Gjithashtu ai e di se çfarë po humbet nga Kimi”, ka thënë një burim pranë reperit për “People”.

Sipas këtyre burimeve, 2020 kanë qenë një vit në të cilin çifti tentuan të shpëtonin marrëdhënien e tyre dhe t’i jepnin njëri-tjetrit një shans. Në fillim të këtij viti u konfirmua se Karadashian planifikonte t’i jepte fund martesës së saj me West.

“Ata nuk janë në të njëjtën faqe kur vjen puna tek e ardhmja e tyre si familje. Dhe Kim është shumë në rregull me këtë gjë”, thanë persona të afërt të yllit të televizionit asokohe.

Ndërkohë është mësuar se Kanye do të nisë një jetë të re, shumë larg SHBA-ve. Thuhet se reperi ka vendosur të jetojë në Evropë, ndërkohë që tetorin e vitit të shkuar vizitoi kryeqytetin e Britanisë.

Kujtojmë se çifti janë prindër edhe të 4 fëmijëve të vegjël, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Të këshilluara

Kjo është receta më virale në TikTok

TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas herë, receta dhe ide të tjera janë bërë virale. Pas “ta...

15:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI