Flash

Roza Lati sërish kunja për Keisin dhe i përgjigjet Stresi-t

Lapsi.al 18 February 2021
Roza Lati sërish kunja për Keisin dhe i përgjigjet Stresi-t

Një deklaratë e moderatores Roza Lati, pak ditë më parë në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit solli reagimin e reperit Stresi. Por si nis e gjitha?

Teksa po realizonte lojën me emoji, një intervistë ku Roza komentonte disa figura publike, në fund erdhi radha e dyshes Streisi-Keisi. Ndërkohë që për Stresin shfaqi emoji-n e zemrës duke shtuar se “për atë kam këtë zemrën, sepse është djalë shumë i mirë dhe korrekt”, për Keisin zgjodhi emojin e jashtëqitjes.

“Për këtë vajzën ka ngelur kjo, për reagimin e saj ekstrem kot palidhje që pati për skeçin që patëm me Stresin. Disa njerëz ca gjëra i bëjnë për vëmendje, famë”.

Stresi nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe ju kthye publikisht kundër Rozës, me të cilën ndan një raport miqësor prej vitesh.

“Roza si do ndiheshe të ofendoj nënën ty? Keisit s’i vijnë as te themra vajza si ty”, shkroi Stresi.

Ndërsa Roza ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emii=sonin “Roped With Olsi” dhe aty foli më shumë për marrëdhënien që ka me reperin. Kur u pyet se me cilin personazh të njohur i ka prishur raportet dhe nuk flet më, ajo u përgjigj:

“Stresi. Më vjen shumë keq se e kam shumë xhan. Është super çun, e dua shumë. Nga gjithë reperët që kam patur në studio është i vetmi që s’ma ka lujt. Është  më korrekti. Por, kur e pata në studio dhe i dhashë prioritet për skandalin që ka patur atëherë që ta nxjerrja sa më mirë u çua ajo vajza që s’ia mbaj mend emrin. Bashkëshortja e tij, nuk e di a janë akoma bashkë. Ajo pati një reagim shumë të keq. Pati një përplasje dhe unë ndjej një lloj barriere me Stresin dhe e du fort si çun.”

Të këshilluara

Kjo është receta më virale në TikTok

TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas herë, receta dhe ide të tjera janë bërë virale. Pas “ta...

15:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI