Flash

Dyshohet se lidhja e Can Yaman dhe Diletta Leottas është e sajuar

Lapsi.al 19 February 2021
Dyshohet se lidhja e Can Yaman dhe Diletta Leottas është e sajuar

Data e supozuar e dasmës, një aeroplan që fluturon mbi qiellin e Romës, ku shkruhet: “Diletta, a do të martohesh me mua? Të dua Can”, Can që kapet mat me vjehrrën e ardhshme nëpër argjendari duke kërkuar një unazë, dhe të gjitha këto kanë ngritur dyshime mes fansave italianë se gjithë historia e çiftit është e sajuar. Fansat janë të ndarë në dy grupe: ata që besojnë në vërtetësinë e kësaj historie dashurie dhe ata që, nga ana tjetër, flasin për një histori të krijuar për biznes.

Can dhe Diletta nuk konfirmojnë, por as nuk mohojnë. Për javë të tëra, thashethemet për çiftin Leotta-Yaman kanë mbajtur pezull komentuesit e rrjeteve sociale dhe ata të televizionit. Në emisionin e fundit të “Pomeriggio Cinque”, transmetuar dje, më 17 shkurt, u hodhën dyshime rreth besueshmërisë së flirtit mes aktorit turk dhe prezantueses italiane.

Thashethemet në lidhje me historinë e dashurisë së Diletta Leottas dhe Can Yaman po qarkullojnë prej thuajse një muaji. Sipas thashethemeve në mediat italiane, çifti filloi lidhjen pas disa mesazhesh të shkëmbyera përmes Instagramit. Fotoja e parë e kapur nga paparacët daton në ditët e para të janarit, kur çifti u kap duke darkuar së bashku. Ndërsa ata publikuan foto së bashku vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.

Por ka edhe nga ata që theksojnë se nuk mund të mos vihet re se pas çdo fotoje të postuar nga Can dhe Diletta qëndron një trupë profesionale, siç duket qartë në Këto foto.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI