Flash

Rikthehet në Instagram Zaimina Vasjari

Lapsi.al 19 February 2021
Rikthehet në Instagram Zaimina Vasjari

Gjashtë muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari do të rikthehej në tregun muzikor me këngën “Vetes”, pas një shkëputjeje të gjatë.

Duket se nëna e re ka në plan të sjellë një tjetër projekt. Disa orë më parë, përmes një InstagramStory, Vasjari shpërndau një video ku shfaqej në vaskë, teksa e shoqëronte postimin me mbishkrimin:

“Së shpejti”.

Vitin e shkuar, në një intervistë për “Prive”, Zaimina tregoi detaje për jetën e saj personale, zgjerimin e familjes dhe dasmën. E pyetur nëse e ka në plan ta bëjë Khloen me motër ose vëlla, Zaimina u përgjigj se e bija i ka dy motra. Megjithatë, ajo u shpreh se do një familje të madhe, prandaj mendon që ta bëjë vajzën me një vëlla.

“Na pëlqen familja e madhe, të kemi shumë fëmijë, na pëlqen të ketë zhurmë shtëpia sepse fëmijët janë gëzim”, tregoi Zaimina.

Zaimina tregoi se në të ardhmen do bëjë dasmë dhe zbuloi disa detaje.

“Dua një ceremoni jo tradicionale. Do e bëj jashtë, e di vendin ku e dua. Të gjithë dasmën e kam të detajuar në mendje si do e bëj, por nuk ka ardhur momenti akoma”, tha ajo.

Kujtojmë se Zaimina dhe partneri i saj, Klodian Asllani janë prindër të një vajze, Khloe-s.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI