Flash

Ky është sekreti i bukurisë së JLO

Lapsi.al 19 February 2021
Ky është sekreti i bukurisë së JLO

Numëron pesë dekada mbi shpinë, por portreti i saj ngjason ende kaq rinor. E vështirë të dallosh rrudha dhe e pamundur të mos vësh re freskinë që e karakterizon në portret Jennifer Lopez-in. A është vërtetë vaji i ullirit sekreti i rinisë së saj, apo artistja ndërkombëtare po përpiqet të fshehë ndërhyrjet estetike?

Javën e shkuar, teksa diskutoi mbi linjën e saj të kujdesit për fytyrën, Lopez deklaroi se nuk ka bërë kurrë në jetën e saj botox, madje shtoi se “nuk është ai lloj njeriu”. Jo vetëm kaq, por këngëtarja tha se për gjithçka i detyrohet vajit të ullirit. Po, atij që mbajmë në kuzhinë. Kështu pra, mos duhet të anulojmë takimet tona te estetistja dhe të nxitojmë për në supermarket. Hmm…

Së pari çfarë tregoi ekzaktësisht J-LO

Lopez tregoi se dikur, kur ishte 23 vjeçe një doktor u përpoq ta bindte të bënte botox, por ajo nuk pranoi.

“Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur po të kisha nisur botox-in aq e re. Fytyra ime do të ishte krejtësisht ndryshe nga kjo që kam sot”.

Të shumtë janë ata që e cilësojnë gati të pamundur faktin që Lopez të mos ketë kryer asnjë ndërhyrje në lëkurë.

“Në mos Botox kapërdorur Dysport, Azzalure, Xeomin dhe Bocouture, që praktikisht kanë të njëjtin funksion”, shkruan dikush.

“Vaj ulliri, forca pra seriozisht e ke”, komenton një tjetër.

A i mban vaji i ullirit larg rrudhat?

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave. Sidoqoftë ai nuk ka kurrsesi të njëjtin efekt si një injeksion kundër rrudhave.

“J-Lo nuk ka ndryshuar që nga viti 1998. Do jetë ndonjë vaj i nivelit suprhero”, ironizon një ndjekës.

Nga ana tjetër, toksina botulinum (emri i vërtetë i substancës së përdorur në injeksionet kundër rrudhave), është një trajtim i fuqishëm kozmetik kur bëhet fjalë për zbutjen e vijave të fytyrës! Përdoret në doza të vogla dhe relakson përkohësisht muskujt për rreth tre deri në katër muaj (dhe madje edhe më gjatë në varësi të shpejtësisë që trupi juaj e përthith atë). Për një arsye apo për një tjetër, procedura në fjalë është e mbështjellë nga një stigmatizim i pashoq.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI