Flash

Billie Eilish urdhër ndalimi kundrejt një burri, e përndiqte dhe e kërcënonte

Lapsi.al 20 February 2021
Billie Eilish urdhër ndalimi kundrejt një burri, e përndiqte dhe

Artistja e njohur, Billie Eilish, ka ngritur një urdhër ndalimi kundër një burri, i cili dyshohet se e ka ngacmuar dhe kërcënuar atë me shënime dhe gjeste të frikshme afër shtëpisë së saj në Los Angeles për gjashtë muajt e fundit.

Ky i fundit e kishte frikësuar këngëtaren, duke e ndjekur vazhdimisht gjatë rrugës për në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Prestigjozia “Daily Mail” shkruan se Eilish ka kërkuar së fundmi urdhër ndalimi kundër John Hearle, i cili ndër të tjera mësohet se është parë duke bërë kamping afër shtëpisë së Eilish.

Artistja 19-vjeçare ka deklaruar se është e shqetësuar nga ai, pasi përvec përndjekjes, ai i dërgon asaj edhe letra të çuditshme.

“Ti nuk mund të arrish atë çfarë dëshiron, derisa ajo çfarë dëshiron është të vdesësh për mua”, ka qenë njëri shkrim i John sipas Billie.

Artistja është shprehur se ndihet shumë në ankth sa herë që kthehet për në shtëpi, sepse e di që dikush është duke e përcjelllë gjatë gjithë rrugës.

Billie Eilish është shprehur se ajo frikësohet për veten dhe gjithashtu edhe për familjarët me të cilët jeton.

Mësohet se kërkesa e këngëtares ka qenë që John Hearle të qëndrojë të paktën një kilometër larg shtëpisë së saj.

Të këshilluara

Ky është sekreti i bukurisë së JLO

Numëron pesë dekada mbi shpinë, por portreti i saj ngjason ende kaq rinor. E vështirë të dallosh rrudha dhe e pamundur të mos vësh re freskinë që e karakterizon...

16:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI