Flash

Si do të ndahet pasuria marramëndëse e Kim dhe Kanye pas divorcit

Lapsi.al 20 February 2021
Si do të ndahet pasuria marramëndëse e Kim dhe Kanye pas divorcit

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se pikërisht dje, më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

“Nuk pati drama”, tha një burim për “The Sun”, teksa ajo që tanimë ka rrëmbyer interesin e të gjithëve është ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarëve.

Thuhet se po realizohet një parapërgatitje sa i takon ndarjes së parave, pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe madje asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen. Jo vetëm kaq, por disa burime shprehen se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shofrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Sipas burimeve që folën asokohe me RadarOnline themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollarë për çdo vit që kishte qëndruar e martuar, në rast ndarjeje.

Po kështu, Kardashian pritet të mbajë edhe shtëpinë e tyre në Bel Air, e cila u vu nën emrin e saj, pavarësisht se Kanye pagoi për pjesën më të madhe të saj. Nisur nga çfarë u deklarua dikur, nëse ndodhte divorci, Kim gjithashtu do të përfitonte të gjitha dhuratat e kushtueshme dhe bizhuteritë që iu dhanë nga Kanye, duke përfshirë një çantë Hermes të pikturuar me dorë $ 40,000, disa rrathë Cartier me vlerë të paktën 35,000 $ secili dhe një Mercedes-Benz G550 SUV me vlerë së paku 227,000 dollarë. Kim do të përvetësojë edhe paratë që fitoi nga linja e veshjeve Kardashian, SKIMS, KKW, pasi ato konsiderohen të ardhurat e saj personale dhe të ndara nga ish-bashkëshorti.

Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj të vitit 2014, pas një romance që nisi në prill të vitit 2012.

“Kanye nuk ndihet mirë. Ai është në ankth dhe shumë i trishtuar. E di se martesa ka marrë fund dhe nuk ka më asgjë që mund të bëhet [për ta ndrequr situatën”, tha një burim pranë reperit për “People”.

Ndërkohë është mësuar se Kanye do të nisë një jetë të re, shumë larg SHBA-së. Thuhet se ai ka vendosur të jetojë në Evropë, ndërkohë që tetorin e vitit të shkuar vizitoi kryeqytetin e Britanisë.

Të këshilluara

Kim dhe Kanye, zyrtarisht të ndarë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar! Sipas Page Six, TMZ dhe E!Neës, ish-çifti janë ndarë përmes divorcit më miqësor që mund të ekzistojë...

12:43

Ky është sekreti i bukurisë së JLO

Numëron pesë dekada mbi shpinë, por portreti i saj ngjason ende kaq rinor. E vështirë të dallosh rrudha dhe e pamundur të mos vësh re freskinë që e karakterizon...

16:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI