Flash

Nis vaksinimi, varianti britanik i COVID-19 dominon në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 18 February 2021
Nis vaksinimi, varianti britanik i COVID-19 dominon në Maqedoninë e

Vaksinimi kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ka nisur dje në spitalin modular të Klinikës për Sëmundje Infektive.

Sipas mediave atje, me vaksinat “Pfizer” u vaksinuan mjekja dhe infermierja kryesore në Klinikë, ndërsa më pas edhe të punësuarit në këtë institucion shëndetësor.

Për momentin plani është që vaksinimi të zhvillohet në Shkup, ndërsa të punësuarit në qendrat Covid në spitalet tjera, do të vaksinohen gjatë fundjavës ose në fillim të javës së ardhshme.

Pika në spitalin modular, ku ka gjashtë qendra vaksinimi, funksionon në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pas mbrëmjes dhe vaksinimi kryhet nga ekipet mjekësore nga Qendra Shëndetësore Shkup.

Deri më tani, 4,000 punonjës shëndetësorë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët rreth 2,000 janë në Shkup, dhe të tjerët nga qytete të tjera. Për çdo punonjës shëndetësor që vaksinohet, menjëherë sigurohet doza e dytë për rivaksinim.

Imunizimi në spitalin modular kryhet me 4,680 nga 8,000 doza të planifikuara të vaksinave nga prodhuesi “Pfizer”, të cilat Maqedonia i mori si donacion nga Serbia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI