Flash

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti Lefter Çipa

Lapsi.al 18 February 2021
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti Lefter Çipa

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, poeti vlonjat Lefter Çipa. Çipa njihet si njeriu që investoi më shumë në polifoninë shqiptare. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë me 18 libra të botuar me poezi si : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurisë”, etj.

Po ashtu Çipa ka qenë autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) etj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI