Flash

Shqipëri/ 801 raste të reja me COVID-19 dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 16 February 2021
Shqipëri/ 801 raste të reja me COVID-19 dhe 15 viktima në 24

801 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 15 persona kanë ndërruar jetë.

"Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 801

Të shëruar në 24 orë 1058

Të shtruar në spitale 558

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3842

Testime totale 420,818

Raste pozitive 94,651

Raste të shëruara 58,794

Raste Aktive 34,275

Humbje jete 1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20674

Fier 2894

Vlorë 1746

Durrës 1713

Shkodër 1474

Elbasan 1201

Lezhë 1046

Korçë 993

Berat 981

Gjirokastër 829

Kukës 406

Dibër 318

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI