Flash

Shemsi Prençi dorëhiqet si këshilltar i Presidentit për Çështjet e Emergjencave Civile, reagon Meta

Lapsi.al 16 February 2021
Shemsi Prençi dorëhiqet si këshilltar i Presidentit për

Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Çështjet e Emergjencave Civile. Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Shtetit, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit falënderoi Prençin për këshillat, korrektësinë dhe përkushtimin në punë.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, shkruan Presidenti Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI