Flash

Ambasadori amerikan në Kosovë shkon në zyrën e Albin Kurtit pas fitores së zgjedhjeve

Lapsi.al 16 February 2021
Ambasadori amerikan në Kosovë shkon në zyrën e Albin Kurtit

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti, ndonëse nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett kishte thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.

“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, kishte shkruar ambasadori Kosnett.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore Siberiane do te ndikojne kushtet e motit ne vendin tone duke bere qe kthjellime dhe vranesira te lehta te jene domina...

07:27

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI