Flash

Ky Shën Valentin e gjen single Jonida Maliqin

Lapsi.al 13 February 2021
Ky Shën Valentin e gjen single Jonida Maliqin

Të paktën kështu deklaroi këngëtarja në episodin e kësaj të shtune në emisionin “Jonida’s room”, transmetuar në Vizion Plus. Ndaj për këdo që mendonte se Maliqi gjendej ende në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, në fakt jo, nuk janë më bashkë. Ky Shën Valentin do ta gjejë Jonidën pa një person në krah.

Por si e rrëfeu artistja këtë detaj kaq personal?

Teksa e ftuara e saj, Kleoniki Delijorgji po i lexonte letra këngëtares, kërkoi të dinte më shumë për dashurinë, jetën e saj romantike.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi.

Më tej, Kleoniki Delijorgji, e cila gjithashtu deklaroi se është single, zbuloi se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë. Po kështu shtoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

“Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

Prej muajsh të tërë, romanca Jonida Maliqi-Romeo Veshaj pushtoi mediat rozë, karakterizuar me ulje-ngritje të shumta.

Të këshilluara

Mozzik dhe Loredana së bashku në Milano

Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama f...

11:38

Rita Ora jep detaje nga albumi i ri

Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra shumë të njohur të muzikës....

10:48

Britney jo më nën kujdestarinë e të atit

Pak pas premierës së dokumentarit më të diskutuar të momentit "Framing Britney Spears", këngëtarja kishte seancën e parë gjyqësore para disa ditësh, për të fitu...

15:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI