Flash

Mozzik dhe Loredana së bashku në Milano

Lapsi.al 13 February 2021
Mozzik dhe Loredana së bashku në Milano
Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik. Gjithashtu dokumentari i Loredanës për jetën dhe karrierën e saj na ka lënë të besojmë se ata të dy janë bashkë, madje më të lumtur se kurrë më parë. Ndërkohë sot Mozzik zbuloi se ishte “arratisur” drejt Milanos, që e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë. Ai publikoi disa foto nga vendi, por nuk na zbuloi se në shoqërinë e kujt ishte. Mirëpo si një nga reperët më të suksesshëm, Mozzik është gjithmonë nën vëzhgim dhe nuk mund të fshihet kollaj. “Iconstyle.al” ka siguruar një foto, në të cilën Mozzik shihet i ulur në tavolinë me një vajzë dhe fansat janë të bindur se ajo është as më pak e as më shumë se Loredana. Madje reperja ka ndarë sot në rrjete sociale një foto të çantës së saj dhe nga detajet vihet re se ajo është e veshur me të zeza njësoj si në foton ku shfaqet përkrah Mozzik. Duke qenë se jemi në prag Shën Valentini ne kemi nisur të dyshojmë se dyshja kanë udhëtuar bashkë drejt Milanos për të festuar ditën e dashurisë larg gjithë njerëzve dhe syve kureshtarë. Tashmë që janë ribashkuar dashuria mes tyre duket akoma më e fortë dhe nuk kemi dyshime se ky Shën Valentin do të jetë special për ta. Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana publikuan foto nga një studio muzikore dhe i lanë të gjithë të dyshonin se po sillnin një projekt të përbashkët. Ne mezi presim ta mësojmë se çfarë bëhet fjalë, sepse bashkëpunimet mes tyre na mungojnë të gjithëve.

Të këshilluara

Rita Ora jep detaje nga albumi i ri

Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra shumë të njohur të muzikës....

10:48

Britney jo më nën kujdestarinë e të atit

Pak pas premierës së dokumentarit më të diskutuar të momentit "Framing Britney Spears", këngëtarja kishte seancën e parë gjyqësore para disa ditësh, për të fitu...

15:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI