Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Cila është arsyeja e mungesës së Kim Cattrall në Sex and The City

Lapsi.al 12 February 2021
Cila është arsyeja e mungesës së Kim Cattrall në Sex

Seriali shumë i famshëm dhe i dashur për publikun, “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial, për t’ia bërë qejfin të gjithëve,

Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the city”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Rikthimi i vajzave do të mbajë emrin: ‘Njësoj si dikur dhe do të ketë 10 seri që do të fiksojnë secilin prej nesh para ekranit.

Në fillim lajmi u bë i ditur nga ‘Variety’ e më pas nga vetë Parker e cila publikoi një video ku konfirmonte rikthimin e kastit të famshëm të aktoreve, që mezi e kishim pritur.

Aktorja Kim Cattrall ka njoftuar se nuk do t’i rikthehet serialit “Sex and the City” pa e treguar arsyen e vendimit të saj.

Mirëpo, veprimi i saj i fundit duket se i ka shpjeguar të gjitha. Kim ka reaguar në mënyrë të tërthortë duke pëlqyer në Twitter një status i cili shkruante:

“E adhuroj Sex and the City dhe ndonëse jam i mërzitur që Samantha nuk do të rikthehet, e përgëzoj që po bën çfarë është më e mira për të dhe ky është shembulli që duhet të vendosësh veten para gjithçkaje. Të lumtë Kim Cattrall”

Epo, duket se Cattrall po bën çfarë është e mira për veten e saj, ashtu si edhe vajzat e tjera të serialit.

Mirëpo, si do të justifikohet mungesa e saj në serial?

Shefi i marketingut, Casey Bloys, e justifikoi mungesën e Samantha Jones me faktin se në këtë moshë nuk mund të kesh të gjithë miqtë që kishe në të 30-at.

“Seriali do të paraqesë jetën e grave në të 50-at dhe situatat me të cilat ato përballen në këtë moshë. Disa miqësi mbarojnë e të tjera fillojnë. Disa njerëz vijnë në jetën tënde dhe të tjerë largohen. Miqtë që kishe kur ishe 30 vjeç, mund të mos i kesh kur të jesh 50”-tha ai.

Të këshilluara

Kevin Hart padit blerësin personal

Së fundmi aktori Kevin Hart ka paditur blerësin e tij personal ,Dylan Jason Syer. Sipas burimeve Dilan bleu me kartën e kreditit të aktorit produkte me vlerë p...

13:26

Zbulohen detajet e reja për 'Oscars2021'

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se ceremonia 'Oscars 2021' do të ketë disa ndryshime këtë vit. Sipas tyre pritet që eventi të mbahet më datë 25 prill...

13:16

Nisma e veçantë e Dafina Zeqirit

Duket se projekti i ri i Dafina Zeqirit shkon përtej një kënge. Me postimet e saj të fundit Dafina po bëhet një zë i fuqishëm për shëndetim mendor. 'Të shkuarit...

11:35

Vërtetësia e pikturës së North West

Ndonjëherë njerëzit i vështirësojnë gjërat më shumë seç duhet. Këtë herë, u morën me një pikturë të North, vajzës 7-vjeçare të Kim Kardashian dhe Kanye West, e ...

09:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI