Flash

Britney jo më nën kujdestarinë e të atit

Lapsi.al 12 February 2021
Britney  jo më nën kujdestarinë e të atit

Pak pas premierës së dokumentarit më të diskutuar të momentit "Framing Britney Spears", këngëtarja kishte seancën e parë gjyqësore para disa ditësh, për të fituar betejën kundër babait të saj. Deri më tani, këngëtarja ka qenë nën kujdestarinë e plotë të të atit, Jamie Spears, por pas gjyqit të fundit gjërat do të ndryshojnë.

Ndonëse i ati i Britney-it do të vazhdojë të ketë fuqi mbi financat dhe vendimet personale të saj, atij do t'i duhet të marrë çdo vendim në diskutim me kompaninë e shërbimeve financiare, në mënyrë që të ardhurat dhe jeta e saj e përditshme të menaxhohen drejt nën mbikqyrjen e një pale të tretë.

Babai i yllit të pop-it ka patur kontrroll total mbi të që prej 2008-ës. Deri atëherë nuk ka patur kundërshtime publike në lidhje me këtë nga ana e Britney-it, por gjërat ndryshuan kur lindi lëvizja #FreeBritney, menjëherë pasi vetë këngëtarja firmosi një peticion ku kërkonte heqjen e kujdestarisë së të atit në gusht të 2020-ës.

Vendimi i fundit mund të konsiderohet si "fitore e vogël" pasi sipas avokatit, Jamie Spears dhe kompania mbrojtëse do të kenë ndarje të barabartë përgjegjësie mbi të dhe do të diskutojnë bashkë cilat janë vendimet më të mira për të.

Dokumentari i saj trajton jetën e Britney-it nga fama, të qenit një yll i muzikës pop, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e babait, Jamie Spears. Sipas dokumentarit, përgatitur nga Neë York Times dhe FX, Britney Spears nuk pranon të interpretojë për sa kohë është nën kujdestarinë e të atit. Avokati i saj ka pohuar se këngëtarja është e frikësuar nga i ati.

Të këshilluara

Kevin Hart padit blerësin personal

Së fundmi aktori Kevin Hart ka paditur blerësin e tij personal ,Dylan Jason Syer. Sipas burimeve Dilan bleu me kartën e kreditit të aktorit produkte me vlerë p...

13:26

Zbulohen detajet e reja për 'Oscars2021'

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se ceremonia 'Oscars 2021' do të ketë disa ndryshime këtë vit. Sipas tyre pritet që eventi të mbahet më datë 25 prill...

13:16

Nisma e veçantë e Dafina Zeqirit

Duket se projekti i ri i Dafina Zeqirit shkon përtej një kënge. Me postimet e saj të fundit Dafina po bëhet një zë i fuqishëm për shëndetim mendor. 'Të shkuarit...

11:35

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Me sytë katër

PAPARAZZI