Flash

Banorët e alarmuar, rrëshqitjet e dherave rrezikojnë 40 banesa në Kukës

Lapsi.al 7 February 2021
Banorët e alarmuar, rrëshqitjet e dherave rrezikojnë 40 banesa

Në lindje të qytetit të Kukësit dhjetëra banorë të lagjes së re ndeshen me erozionin e tokës, që dita-ditës u ka ardhur në prag të shtëpisë. Rrëshqitjet kanë filluar pas ndërtimit të skarpatës së nënkalimit të “Urës 6 metroshe” që lidh “Rrugën e Kombit” me qytetin e Kukësit. Banorët shprehen se askush nga pushteti lokal nuk ka trokitur tek ata për këtë problematikë.

Problem mjaft shqetësues paraqitet situata edhe për kalimtarët e rrugës. Dherat dhe balta bie pa ndërprerje në rrugë, duke bllokuar një gjatësi prej afro 100 metrash të korsisë së djathtë. Situata pritet të bëhet akoma edhe më e rrezikshme, duke patur parasysh shirat që pritet të bien.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI