Një 49-vjeçar nga Kavaja i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga lartësia. Policia bën me dije se 49-vjeçari A. S., ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
"Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni”, njofton policia.