Flash

Tabaku-Veliajt: Tirana të mban kampion të gënjeshtrave

Lapsi.al 6 February 2021
Tabaku-Veliajt: Tirana të mban kampion të gënjeshtrave

E ndërsa Veliaj publikon inagurime qëndrash shëndetësore, fushash tenisi e bibliotekash, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku e quan atë gënjeshtar. "Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht", shprehet Tabaku, e cila e paralajmëron për një përballje të tij me drejtësinë në të ardhmen.

"Erion, ty e gjithë Tirana të mban kampion jo aq për veprat por për gënjeshtrat që lëshon.

Një ditë do të përgjigjesh edhe ti për përgjimet e Ndragheta, betonin në Tiranë dhe vjedhjen e fondeve. Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht.

Plani jonë është i qartë: Do dyfishojmë buxhetin e arsimit brenda mandatit të parë dhe ky është angazhim.

Arsimi për ne është një mjet për të rritur ekonominë. Do rrisim në realitet pagat e mësuesve sepse mësuesit i duam në Shqipëri për të rritur një brez të shëndoshë.

Do të mbështesim familjet në nevojë për shkollimin e fëmijëve te tyre. Angazhohemi të ndërtojmë shkolla të reja dhe jo tiu marrim prindërve taksa ekstra për t’ia çuar inceneratorëve siç bën sot Bashkia Tiranë", shprehet Tabaku.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI