Flash

Rama: Ka territore ku progresi s’është i prekshëm, por rruga e nisur është solide

Lapsi.al 7 February 2021
Rama: Ka territore ku progresi s’është i prekshëm, por

Pas Gjirokastrës, kryeministri Rama këtë të dielë është ndalur në qytetin e Sarandës, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bashkëbisedimit, Rama është ndalur tek investimet që janë bërë në qytetin bregdetar apo edhe me problematikat. Rama i cilëson këto investime që po bëhen, njësoj si kantierin e ndërtimit në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përpara një kantieri ndërtimi, Rama thotë se puna vijon dhe nuk ka kohë për gjumë.

"Besoj që përpara një kantieri ndërtimi, është e qartë se puna vijon, nuk ka kohë për gjumë. Thjesht projektet janë solide, rruga e nisur është solide. Natyrisht është e lehtë ta thuash, shumë e vështirë ta bësh. Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë dhe të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Shëtitoret nuk janë vetëm transformimi infrastrukture, por është një rritje në aspektin ekonomik. Po të shohësh xhiron e pronarëve që shfrytëzojnë ambientet në Lungomare janë më të larta se çfarë kanë qenë. Nuk dua të zgjatem më tutje”, tha Rama

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb deri në mesditë i gjithë territori shqiptar paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Por pasditja dhe kryesisht or...

08:39

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI