Një vjedhje në një market ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec. Nga marketi është vjedhur një sasi e vogël parash, rreth 3000 lekë. Për të hyrë brenda autori me kapuç dhe maskë ka thyer fillimisht xhamin e derës. Më pas, ai hyri brenda dhe mori një sasi lekësh.
Policia ka reaguar për këtë ngjarje duke shoqëruar disa persona si të dyshuar.