Flash

Dalin fotot/ Rama kopjon ish-presidentin Obama, ndan fotografinë me këpucë të grisura

Lapsi.al 30 January 2021
Dalin fotot/ Rama kopjon ish-presidentin Obama, ndan fotografinë me

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama paska më tepër se një adhurues në radhët e politikanëve shqiptarë socialistë. Që nga nisja e mandatit të tij si kryetar bashkie, Erion Veliaj e ka ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të ish-presidentit dhe është kritikuar shpesh për kopjimin e stilit të Obamës. Megjithatë, stafetën për t’iu përafruar ish-kreut të SHBA-së, kësaj radhe e ka rrëmbyer kryeministri i vendi Edi Rama.

Nga fshati Miras i Devollit, kryeministri ka shkrepur një foto ku ai tregon sesi i’u çanë këpucët pas rrugës që bëri. Kjo fotografi e kreut të qeverisë është tejet e ngjashme me një të publikuar nga Obama ku ai shfaqet i mbështetur në një karrike, me shollat e këpucëve të çara.

Kjo nuk është hera e parë që kryeqeveritari Rama e ka imituar idhullin e socialistëve. Në postime të mëparshme të Ramës është vënë re një ngjashmëri e madhe me stilin dhe mënyrën e veprimit të ish-presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI