Flash

Përmbytjet/ 250 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, liqeni i Shkodrës mbi nivelin maksimal

Lapsi.al 29 January 2021
Përmbytjet/ 250 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç,

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 2685 hektarë deri tani nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit dhe prurjet e lumenjve.  Liqeni i Shkodrës është mbi kuotën maksimale duke shënuar 8.83 metër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m) dhe hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m). Lumit Kir gjithashtu ka prurje të shumta.

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar pasi ka prezencë uji me mbi 1 metër. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji në Dajç. Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Gërryerja e tokave bujqësore vijon nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës dhe fshati Bërdicë e Sipërme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas here mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore do ketë dhe ndonjë shi të izoluar. P...

07:40

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI