Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Manastirliu zbulon sa është shuma e paguar për marrëveshjen me Pfizer

Lapsi.al 28 January 2021
Manastirliu zbulon sa është shuma e paguar për marrëveshjen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se janë kontaktuar vaksina antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milion dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX. Po ashtu Manatirliu tha se janë siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore, medikamentet dhe është rritur numri i testimeve me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit.

"Ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milionë dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e COVAX -it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë”, tha ministrja.

Manastirliu thekson se Shqipëria është në pritje të dërgesës së parë të vaksinave të Pfizer, kurse shtoi se tashmë shqiptarët mund të shikojnë dritë në fund të tunelit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI