Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Kryemadhi godet Naçon dhe Kokën: Udhë e mbarë! Inceneratorët kanë nevojë për...

Lapsi.al 18 January 2021
Kryemadhi godet Naçon dhe Kokën: Udhë e mbarë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me largimet e disa figurave të partisë së saj. Pas deputetit Lefter Koka, PS-së iu bashkuan edhe Nasip Naço dhe Gledion Rehovica. Ajo la të kuptohet se ta nuk kanë ikur vetë, por i kanë larguar nga LSI.

“Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, netëork siç e quan brezi i ri. Nuk e di se ku doni të dilni. Asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSI-së, por duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më” – tha Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Më pas kryetarja ishte mjaft e ashpër duke u kujtuar dhe bizneset personale dhe madje edhe inceneratorët për të cilët u akuzua Lefter Koka gjatë kohës që ishte ministër i mjedisit.

“LSI nuk e mban peng një njeri qoftë edhe për të paguar haraçet e familjes së tij apo kreditë e bizneseve të tjera. Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së të shkojë në bizneset personale. Nuk ka më njerëz që mendojnë për të ardhmen e tyre. Kush nuk e pëlqen, udhë e mbarë. Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë” – tha Kryemadhi.

Ajo tha se në sondazhet e kryera LSI merr 34 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 prillit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, tre të plagosur

Tre personave mbetën të plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, ku janë përfshirë në përpl...

20:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI