Flash

Basha: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje e varfëri fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët

Lapsi.al 18 January 2021
Basha: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje e varfëri fajin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas sulmeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor me vaksinat anti-Covid.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se “Rama po fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë”. Sipas kryedemokratit, BE BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira.

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, tre të plagosur

Tre personave mbetën të plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, ku janë përfshirë në përpl...

20:02

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI