Flash

Akuzat e Ramës për bllokim të investimit, Meta shkon vetë në Vlorë të sqarojë banorët

Lapsi.al 18 January 2021
Akuzat e Ramës për bllokim të investimit, Meta shkon vetë

Për të garantuar banorët e Selenicës dhe Orikumit se nuk ka krijuar asnjë pengesë për projektet infrastrukturore në këto zona, Presidenti Meta ishte të hënën në Vlorë.

“Kemi një heqje të fondeve në mënyrë jo të ndershme dhe jo transparente të këtij projekti. Mendoj që revolta dhe pakënaqësia e banorëve të Selenicës është mëse legjitime”.

Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë për shkelje të Kushtetutës në lidhje me projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

“Kanë kërkuar që Presidenti të noterizojë këto shkelje përmes dhënies së të drejtës së tyre për të nënshkruar një marrëveshje e cila ishte negociuar pa marrë autorizimin nga Presidenti për negociatat.”

Presidenti kërkoi të bëhet transparente marrëveshja me “Pfizer” për vaksinat anti-Covid pasi do të shtonte besueshmërinë te qytetarët.

“Të gjithë institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të rritur këtë besim përmes transparencës dhe sigurisë maksimale që i duhet ofruar publikut.”

Largimet e disa prej politikanëve nga LSI-së, Kreu i Shtetit nuk pranoi t`i komentojë por nuk kurseu një këshillë për forcat politike.

“Të gjithë forcat politike të promovojnë figura të reja, figura me integritet, që luftojnë për interesin publik dhe që luftojnë çdo ditë.”

Meta u përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me dëmtimin e rrugëve të kompanisë “Salillari”.

“Kështu është kur ai që duhet të kërkojë llogari puth në ballë ata që në vend t'i bëjnë rrugët ashtu si duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu.”

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, tre të plagosur

Tre personave mbetën të plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, ku janë përfshirë në përpl...

20:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI