Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Digjen gjatë natës 4 banesa në Kosovë

Lapsi.al 1 January 2021
Digjen gjatë natës 4 banesa në Kosovë

Katër shtëpi janë djegur mbrëmë në qytetet e ndryshme të Kosovës. Sipas Policisë, në Gjakovë, një person ka informuar se në rrethana të pa njohura një aneks i shtëpisë është përfshirë në zjarr. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar. Në Prishtinë, një person ka raportuar deri sa ka qenë me familje, në rrethana ende të panjohura kulmi i shtëpisë së tij kishte marrë flakë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin. Rasti mbetet nën hetime.

Kurse, në Mitrovicë, është raportuar se në fshatin e tij, një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësiti i KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve. Shtëpia e përfshirë ishte e vjetër dhe nuk ka qenë askush në atë kohë në shtëpi. Rasti nën hetime. E në Gjilan, është raportuar se një shtëpi kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa të lënduar në njerëz nuk ka. Rasti është duke u hetuar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI