Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Facebook” ka reaguar pas njoftimit të kreut të qeverisë në lidhje me vaksinat ndaj koronavirusit. Basha thotë se Rama përpiqet të shesë dështimet si suksese pasi sipas tij Shqipëria është vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.
Basha shprehet se Rama premton shumë dhe sjell pak vaksina në vendin tonë. Kryeopozitari shprehet se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin, në kohën kur Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja, ndërsa bën thirrje për largimin e tij nga qeveria që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.