Në javën e tretë të janarit do të mbërrijë vaksina anticovid në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në një konferencë. Ai ka njoftuar se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës. Rama tha se është dakordësuar me kompaninë amerikane të Pfizer dhe se në fillim të javës së tretë të janarit do të vijnë 10750 dozat e para të vaksinës kundër Covid-19. Pjesa tjetër, pra mbi 30 mijë doza të tjera do të sigurohen në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë.
“Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para nga kompania Pfizer. Shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë në bazë të termave dhe procedurës tip të kompanisë Pfizer”, u shpreh Rama.