Flash

Shqipëri/ 589 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 7 viktima

Lapsi.al 31 December 2020
Shqipëri/ 589 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri. 589 raste të reja janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit si dhe kanë ndërruar jetë 7 persona.

MSH shprehet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë 7 persona.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve ju bën apel qytetarëve të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2,350 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç", shkruan Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         589

Të shëruar në 24 orë      449

Të shtruar në spitale      284

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              2,350

Testime totale            262,910

Raste pozitive             58,316

Raste të shëruara       33,634

Raste Aktive                23,501

Humbje jete                1181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13547

Fier  1632

Shkodër   1289

Durrës  1235

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  890

Elbasan 891

Berat  763

Gjirokastër 476

Kukës 431

Dibër  417

Të këshilluara

Vrasja në "Astir", publikohet foto e autorit

Dy motrat viktima të krimit makabër gjatë paradites së sotme në kryeqytet janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi ësht...

12:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI