Flash

Durrës/ Sekuestrohen nga policia 72 pako me fishekzjarre

Lapsi.al 31 December 2020
Durrës/ Sekuestrohen nga policia 72 pako me fishekzjarre

Policia e Durrësit ka sekuestruar në Maminas 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.

Bëhet e ditur se tregtuesi i tyre, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Durrësit dhe në këtë kuadër Policia Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë.

 

"Sekuestrohen në Maminas,  72 pako fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.

Procedohet penalisht tregtuesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve, në Maminas shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin N. Gj., i cili në bagazhin e makinës dispononte 72 pako me fishekzjarrë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.

Kontrollet do të vijojnë në të gjith territorin e Durrësit dhe në këtë kuadër Policia Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë", njofton policia.

Të këshilluara

Vrasja në "Astir", publikohet foto e autorit

Dy motrat viktima të krimit makabër gjatë paradites së sotme në kryeqytet janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi ësht...

12:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI